Pezeshkian: Heroizmat e komunitetit mjekësor janë të paharrueshme
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i181240-pezeshkian_heroizmat_e_komunitetit_mjekësor_janë_të_paharrueshme
Pars Today – Presidenti i Iranit tha se heroizmat e krijuar nga komuniteti mjekësor gjatë Luftës 12-Ditore dhe asaj të Ramazanit, si dhe para tyre janë të paharrueshme.
(last modified 2026-08-25T07:48:49+00:00 )
Gusht 25, 2026 09:47 Europe/Tirane
  • Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian
    Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian

Pars Today – Presidenti i Iranit tha se heroizmat e krijuar nga komuniteti mjekësor gjatë Luftës 12-Ditore dhe asaj të Ramazanit, si dhe para tyre janë të paharrueshme.

Sipas Pars Today, duke cituar Agjencinë e Lajmeve të Radiotelevizionit të Republikës Islamike të Iranit (IRIB), Masud Pezeshkian, Presidenti i Iranit, të shtunën në mbrëmje, në ceremoninë përkujtimore me rastin e Ditës së Mjekut, të titulluar «Konferenca e Madhe e Personaliteteve të Shëndetësisë së Iranit», e cila u zhvillua në sallën e konferencave të Kullës Milad në Teheran, duke deklaruar se dëshmia e krimeve të atyre që pretendojnë se mbrojnë të drejtat e njeriut dhe demokracinë është plotësisht e qartë, shtoi: “Armiqtë mendonin se mund ta gjunjëzonin Republikën Islamike brenda një ose dy ditësh duke vrarë figurat e rëndësishme; koha e dëshmoi qartë se një komb me një histori dhe kulturë të tillë nuk dorëzohet lehtë dhe kurrë nuk do të përkulet para arrogancë.”

Pezeshkian, duke vlerësuar më tej rolin e jashtëzakonshëm të komunitetit mjekësor gjatë periudhës së Mbrojtjes së Shenjtë dhe luftërave të fundit, theksoi: “Heroizmat që ju, të dashur, krijuat gjatë Luftës 12-Ditore dhe asaj të Ramazanit, si dhe para tyre, ishin vërtet të jashtëzakonshme dhe të paharrueshme.”

(Kërkoni video, na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip)