Araghchi për homologun francez: Mjaft me lot krokodili
-
Araghchi për homologun francez: Mjaft me lot krokodili
ParsToday — Ministri i Jashtëm i Iranit, në reagim ndaj pretendimeve të fundit të ministrit të Jashtëm francez dhe duke iu referuar heshtjes së Parisit përballë masakrës së fëmijëve nxënës iranianë nga Shtetet e Bashkuara, duke iu drejtuar homologut të tij francez tha: "Mjaft me lot krokodili, zoti Baro."
Sipas ParsToday, duke cituar IRNA-n, ministri i Jashtëm i Iranit, Sejed Abbas Araghchi, në një mesazh të publikuar të shtunën, më 19 shtator, në platformën X, në reagim ndaj pretendimeve të fundit për të drejtat e njeriut nga ministri i Jashtëm francez, Jean-Noël Barrot, shkroi: "Një milion e gjysmë algjerianë u masakruan nga Franca gjatë luftës së pavarësisë së atij vendi. Parisi ka regjistruar zyrtarisht më pak se një të dhjetën e tyre, por vazhdon të refuzojë çdo kërkimfalje për krimet e veta koloniale".
Ministri i Jashtëm i Iranit, duke iu drejtuar homologut të tij francez, shkroi: "Mjaft me lot krokodili, zoti Baro. Heshtja juaj në kohën kur Shtetet e Bashkuara masakruan fëmijët tanë nxënës tregon gjithçka".
Ministri i Jashtëm i Francës, në pretendime ndërhyrëse, e kishte akuzuar Iranin për shkelje të të drejtave të njeriut.