Theksohet vazhdimi i mbështetjes së Iranit për çështjen palestineze
Kryetari i Asamblesë për përcaktimin e interesave të shtetit në Iran ka theksuar vazhdimin e mbështetjes së Iranit për popullin dhe intifadën palestineze.
Ajetollah Hashemi Rafsanxhani, kryetar i Asamblesë për përcaktimin e interesave të shtetit në Iran ditën e enjte u takua me disa poetë, shkrimtarë dhe artistë të kinemasë, teatrit, muzikës, fotografisë dhe të mediave dhe tha se dita botërore e Kodsit dhe organizimi i manifestimit të saj është tepër i rëndësishëm. Kryetari i Asamblesë për përcaktimin e interesave të shtetit në Iran foli mbi pjesëmarrjen masive të popullit iranian në ditën botërore të Kodsit dhe tha se populli palestinez është populli më i përvuajtur në botë dhe Irani e mbështet këtë popull. Ajetollah Hashemi Rafsanxhani gjithashtu foli mbi rolin e rëndësishëm të popullit iranian në sektorë të ndryshëm të rezistencës, fitores së revolucionit dhe sidomos në luftën 8-vjecare mes Iranit dhe Irakut dhe tha: Nëse populli nuk do të ishte besnik dhe nuk do të sakrifikonte për RII, Irani sot do të ishte më i trazuar se Afganistani.