Filloi marshi i Ditës Botërore të Kodsit në të gjithë Iranin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i19816-filloi_marshi_i_ditës_botërore_të_kodsit_në_të_gjithë_iranin
Marshi protestues me rastin e Ditës Botërore të Kodsit ka filluar sot në të gjitha qytetet e Iranit Islamik.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 01, 2016 05:52 Europe/Tirane
  • Filloi marshi i Ditës Botërore të Kodsit në të gjithë Iranin

Marshi protestues me rastin e Ditës Botërore të Kodsit ka filluar sot në të gjitha qytetet e Iranit Islamik.

Sot (të premten) qytetarët iranian në të gjitha qytetet e këtij vendi po marrin pjesë në marshin protestues të Ditës Botërore të Kodsit në mënyrë që duke ndjekur idealet e Imam Khomeinit (ra) dhe të udhëzimeve të liderit suprem të Revolucionit, të hedhin slogane "Vdekje për Izraelin" dhe t'i tregojnë të gjithë botës shtypjen e popullit palestinez nga regjimi sionist. Këtë vit motoja e marshit të Ditës Botërore të Kodsit është "Uniteti i umetit islam, mbështetja ndaj Intifadës së Palestinës dhe urrejtje ndaj regjimit sionist dhe terrorizmit takfirist" Populli iranian gjithashtu në këtë epope të madhe deklaroi mbështetjen e gjithanshme të tij për popullin palestinez, për popullin e Jemenit, Sirisë, Bahrejnit dhe Irakut. Vlen të theksohet sew marshi i Ditës Botërore të Kodsit ka filluar të organizohet një vit pas fitores së Revolucionit Islamik të Iranit dhe pas shpalljes së Imam Khomeinit (ra) dhe deri më tani organizohet për çdo vit në të premten e fundit të muajit të Ramazanit për të mbështetur popullin e shtypur dhe të pambrojtur të Palestinës. Njëkohësisht me Iranin, marshi i Ditës Botërore të Kodsit organizohet edhe në shumë vende të tjera të botës.