Ligjëratat e namazit të së premtes në Universitetin e Teheranit
Ligjëruesi i namazit të së premtes në Universitetin e Teheranit deklaroi se për shkak të vigjilencës së myslimanëve, sidomos të popullit të Palestinës, do të dështojnë përpjekjet e armiqve të Islamit për të vënë në harresë çështjen e Palestinës dhe të Kodsit të shenjtë.
Ajetullah Ahmed Khatami në ligjëratat e namazit të së premtes në Teheran vlerësoi lartë pjesëmarrjen e gjerë dhe të madhërishme të populli të Iranit në marshin e Ditës Botërore të Kodsit dhe deklaroi se Dita Botërore e Kodsit është një hap i madh kundër arrogancës dhe politikave sioniste kundër Islamit. Ligjëruesi i namazit të së premtes në Teheran e quajti umetin islam një umet të unifikuar dhe të bashkuar dhe shtoi se myslimanët e botës deri në kohën kur nuk çlirohet populli i Palestinës nga pushtimi i regjimit sionist, nuk qetësohet. Populli i Palestinës për më shumë se 70 vite është nën thundrën e regjimit sionist, ndërsa perëndimorët sidomos Amerika për të devijuar opinionin publik nga çështja e Palestinës, kanë futur në skenë grupin terrorist takfirist ISIS, por ata harrojnë se myslimanët e botës nuk do të harrojnë kurrë çështjen e Palestinës. Ajetullah Ahmed Khatami shtoi se Palestina nga një çështje ndërkombëtare-islame nuk do të shndërrohet në një çështje arabe dhe për këtë arsye marshi i Ditës Botërore të Kodsit për çdo vit organizohet në nivel të gjerë dhe me pjesëmarrjen e më shumë njerëzve. Amerika po pretendon për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe po jep moto për luftë kundër terrorizmit në kohën kur është një prej mbështetësve kryesor të regjimit sionist dhe nuk po tregon kurrfarë reagimi ndaj krimeve të regjimit sionist në territoret e pushtuara palestineze. Ajetullah Ahmed Khatami duke shprehur keqardhje për sulmet terroriste në Stamboll të Turqisë dhe tha se rrënjët e këtyre sulmeve terroriste duhet kërkuar në politikën mbështetëse të Ankarasë ndaj grupeve terroriste si ISIS dhe Fronti Nusra. Ai tha se Republika Islamike e Iranit vazhdimisht ka paralajmëruar vendet mbështetëse të grupeve terroriste ISIS dhe Fronti Nusra se më në fund veprimet e këtyre vendeve do të përfshin edhe vetë ato vende. Ajetullah Khatami foli edhe në lidhje me veprimin e Arabisë Saudite në ndalimin e haxhinjve iranianë që të marrin pjesë në ceremoninë e Haxhit këtë vit dhe tha se ky vend nuk e meriton që të administrojë çështjet e vendeve të shenjta islamike dhe të haxhit. Ajetullah Khatami gjithashtu dënoi politikat e dhunshme të regjimit Al Khalifa kundër qytetarëve bahrejnas dhe në heqjen e shtetësisë së klerikut të njohur të këtij vendi.