Pasqyrimi i Ditës Botërore të Kodsit në mediat rajonale dhe ndërkombëtare
Ceremonia e Ditës Botërore të Kodsit në Iran, është pasqyruar gjerësisht në mediat rajonale dhe botërore.
Ueb sajti informativ irakian Al Malume të premten ka njoftuar se në protestën milionëshe të së premtes në Iran me rastin e Ditës Botërore të Kodsit dhjetëra mijëra persona kanë kërkuar gjatë kësaj proteste dënimin e regjimit sionist për krimet kundër popullit palestinez si dhe kanë shprehur përkrahjen për Kodsin e shenjtë dhe çlirimin e Palestinës. Kanali televiziv libanez Al Mejadin, përveç se ka mbuluar me informacione protestat për Ditën e Kodsit në Iran, ka bërë të ditur se populli i shpërndarë në grupe prej dhjetëra mijëra personash në Teheran dhe në 850 qytete tjera të Iranit, nga orët e para të Ditës së premte me pjesëmarrjen e tyre në manifestime të veçanta të kësaj dite, përveç se kanë thirrur slogane kundër Izraelit, kanë theksuar edhe përkrahjen për popullin e shtypur palestinez dhe për Kodsin. Kanali televiziv Al Menar, në një raport të tij po ashtu ka bërë të ditur se populli iranian në Teheran dhe qytete tjera të Iranit me praninë milionëshe të tyre, duke iu përgjigjur thirrjes së Imam Khomeinit (ra), themeluesit të RII, për çdo vit përkujton Ditën e Kodsit dhe mbështet luftën e popullit palestinez kundër regjimit okupator sionist. Agjencia e lajmeve Associated Press ishte media e parë që ditën e premte nga Teherani e ka mbuluar duke raportuar për ceremoninë me rastin e Ditën Botërore të Kodsit. Associated Press ka raportuar se përveç dhjetëra mijëra iranianëve që kanë marrë pjesë në protestat në Teheran. Mijëra persona tjerë po ashtu kanë mbajtur protesta të ngjashme nëpër qytete tjera të Iranit. Agjencia e lajmeve Shinhua po ashtu ka raportuar për pjesëmarrjen e miliona iranianëve në protestat me rastin e Ditën Botërore të Kodsit dhe ka theksuar se protestuesit kanë shprehur përkrahjen e tyre të plotë për popullin palestinez dhe kanë dënuar presionet e regjimit sionist në territoret e pushtuara palestineze.