Ruhani: Irani do t’i qëndrojë pranë popullit dhe qeverisë turke
(last modified Mon, 18 Jul 2016 19:29:21 GMT )
Korrik 18, 2016 21:29 Europe/Tirane
  • Ruhani: Irani do t’i qëndrojë pranë popullit dhe qeverisë turke

Presidenti i RII pasi dënoi grushtin e dështuar të shtetit në Turqi, deklaroi se Irani do t’i qëndrojë pranë popullit dhe qeverisë turke.

Hasan Ruhani, presidenti i RII në një bisedë telefonike me Rexhep Taip Erdogan tha se mbrojtja që populli i bëri demokracisë dhe qeverisë së zgjedhur prej tij, tregoi se përdorimi i forcës në rajon nuk zë asnjë vend. Presidenti iranian shprehu kënaqësinë nga dështimi i grushtit të shtetit the shpresoi se kthimi i stabilitetit në Turqi do të rezultojë me forcimin e rendit dhe stabilitetit në të gjithë rajonin. Irani nuk ka dyshim se disa fuqi të mëdha dhe terroristët nuk duan që vendet islamike të kenë stabilitet, tha në fjalën e tij presidenti i RII. Presidenti iranian, gjithashtu e cilësoi të domosdoshme bashkëpunimin e të gjitha vendeve për të vendosur stabilitetin dhe rendin në rajon dhe për të luftuar bashkërisht terrorizmin. Nga ana e tij Rexhep Taip Erdogan, shprehu kënaqësinë nga biseda telefonike e presidentit të RII dhe tha se vendi i tij është i angazhuar të vazhdojë bashkëpunimin me Iranin dhe Rusinë për zgjidhjen çështjeve dhe për kthimin e paqes dhe stabilitetit në rajon.

 

Tags