Kërkesa e ministrit të jashtëm të Anglisë ndaj Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i22057-kërkesa_e_ministrit_të_jashtëm_të_anglisë_ndaj_iranit
Ministri i punëve të jashtme të Anglisë të martën në një konferencë shtypi të përbashkët me sekretarin amerikan të shtetit që u zhvillua në Londër, vuri në dukje krizën në Siri dhe kërkoi nga Irani dhe Rusia që të shfrytëzojnë ndikimin e tyre në Siri dhe të krijojnë mundësitë për të ndihmuar popullin e përfshirë nga lufta në këtë vend.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 20, 2016 03:26 Europe/Tirane
  • Kërkesa e ministrit të jashtëm të Anglisë ndaj Iranit

Ministri i punëve të jashtme të Anglisë të martën në një konferencë shtypi të përbashkët me sekretarin amerikan të shtetit që u zhvillua në Londër, vuri në dukje krizën në Siri dhe kërkoi nga Irani dhe Rusia që të shfrytëzojnë ndikimin e tyre në Siri dhe të krijojnë mundësitë për të ndihmuar popullin e përfshirë nga lufta në këtë vend.

Boris Xhonson, shefi i ri i diplomacisë angleze dhe Xhon Kerri, shefi i DASH, të martën në një konferencë shtypi të përbashkët të zhvilluar në Londër, gjithashtu kanë theksuar nevojën e forcimit të marrëdhënieve Londër-Uashington.

Ministri i punëve të jashtme të Anglisë në lidhje me të ardhmen e Bashar Asad, presidentit të Sirisë, pretendoi: "Ai duhet të largohet, natyrisht se edhe qeveritë e tjera aleate ndajnë të njëjtin mendim".

Boris Xhonson foli edhe në lidhje me krizën në Jemen dhe shtoi: "Për zgjidhjen e krizës në Jemen, njëkohësisht do të zhvillojë negociata me Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dhe kriza e Jemenit duhet të zgjidhet me mjete politike".

Nga ana e tij, Xhon Kerri, shefi i DASH, në këtë konferencë për shtyp të përbashkët me homologun e tij anglez e cila u zhvillua një ditë pas miratimit të planit për modernizimin e armëve bërthamore të Anglisë në Parlamentin e këtij vendi, deklaroi: "Qeveria e re e Anglisë po ndjek rrugën për forcimin edhe më tepër të marrëdhënieve me Amerikën".