Përdorimi i terrorizmit për qëllime politike
Ambasadori i Iranit në Spanjë ka kërkuar unifikimin e të gjitha vendeve për të shkatërruar terrorizmin.
Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Mohamed Hasan Fedaiferd, ambasador i Iranit në Spanjë, në një intervistë ekskluzive me gazetën Farodigo, ka thënë: Terrorizmi po përdoret për qëllime politike. Fedaiferd, terrorizmin e ka konsideruar si problem dhe fenomen global, ku të gjitha vendet duhet me seriozitet t’a luftojnë atë. Ambasadori i Iranit në Spanjë po ashtu në përgjigje të pyetjes se a ekzistojnë lidhje mes Islamit, islamistëve dhe terrorizmit?, ka thënë: Terrorizmi vepron në kundërshtim me parimet dhe mësimet e Islamit, përderisa Islami është fe e paqes. Ky diplomat iranian në lidhje me islamofobinë në Evropë, ka thënë: Islamofobia është ide negative dhe aktualisht është duke u zgjeruar në Evropë, përderisa, Islami është fe e paqes dhe e vëllazërisë dhe i mëson njerëzimit se si duhet vëllezërit t’a ndihmojnë njëri-tjetrin.