Disa prej krerëve të grupit terrorist Monafekin MEK largohen nga Iraku
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i23677-disa_prej_krerëve_të_grupit_terrorist_monafekin_mek_largohen_nga_iraku
Disa prej krerëve të grupit terrorist Monafekin (MEK) janë larguar nga Iraku.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 03, 2016 04:56 Europe/Tirane
  • Disa prej krerëve të grupit terrorist Monafekin MEK largohen nga Iraku

Disa prej krerëve të grupit terrorist Monafekin (MEK) janë larguar nga Iraku.

Agjencia informative Al Alam njoftoi se disa prej krerëve të grupit Monafekin, të këshilluar nga Amerika dhe në bashkëpunim me funksionarët e Arabisë Saudite janë larguar nga Iraku. Në listën e personave që janë larguar në formë ilegale nga Iraku, vihen re emrat e atyre personave që ndiqen nga Interpoli. Këta persona me pasaporta false arritën të largohen nga Iraku. Kohët e fundit Zahra Akhiani dhe Hasan Nezam që janë dy prej krerëve të grupit terrorist Monafekin, janë larguar në formë ilegale nga Iraku. Në listën e personave që sapo janë larguar nga Iraku, vihen re emrat e atyre personave që kanë kryer tortura ndaj irakianëve nëpër burgje. Grupi terrorist MEK është përgjegjës për vrasjen e mbi 17 mijë personave në Iran. Ky grup gjatë luftës së imponuar të Irakut kundër Iranit, u vendos në bazën Ashraf të provincës Diale dhe përkrah regjimit Bath të Irakut kreu mjaft krime kundër popullit iranian dhe atij irakian. Grupi terrorist Monafekin prej vitesh ka ekzistuar në listën e grupeve terroriste të Amerikës dhe Evropës, por më vonë ky grup u hoq nga këto lista pas ndërhyrjeve të Uashingtonit.