Fuqitë hegjemoniste synojnë ringjalljen e grupit Monafekin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i25255-fuqitë_hegjemoniste_synojnë_ringjalljen_e_grupit_monafekin
Imami i përkohshëm i namazit të xhumasë në Teheran ka thënë se fuqitë hegjemoniste janë duke bërë përpjekje të mëdha për ringjalljen e grupit terrorist Monafekin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 19, 2016 14:46 Europe/Tirane
  • Fuqitë hegjemoniste synojnë ringjalljen e grupit Monafekin

Imami i përkohshëm i namazit të xhumasë në Teheran ka thënë se fuqitë hegjemoniste janë duke bërë përpjekje të mëdha për ringjalljen e grupit terrorist Monafekin.

Ajetollah Ahmed Khatami tha se grupi terrorist Monafekin posedon një imazh të errët para iranianëve, sepse ka kryer mbi 17 mijë vrasje të njerëzve të pafajshëm dhe këto vrasje e bëjnë të errët dosjen e tyre penale. Ajo çfarë tani jeni duke dëgjuar për ISIS, të njëjtat i ka bërë grupi terrorist MOnafekin në vitet 1981-1982 në Iran. Grupi Monafekin ka bashkëpunuar me ushtrinë irakiane e cila udhëhiqej nga ish diktatori Sadam Husein, të cilët në vitin 1980 vranë myslimanët shiitë që jetojnë në jug të Irakut dhe popullin kurd dhe tani po ky grup është duke bashkëpunuar me ISIS në Irak dhe Siri për të vrarë myslimanët. Grupi Monafekin është duke marrë sasi të mëdha parash nga qeveria saudite për të spiunuar Republikën Islamike të Iranit. Ajetollah Khatami ka deklaruar se është për keqardhje kur sheh disa qeverie të caktuara që flasin kundër terrorizmit, por nga ana tjetër mbështesin fuqishëm grupin Monafekin, duke dëshmuar se axhenda e tyre nuk është të drejtat e njeriut dhe lufta kundër terrorizmit. AJetollah Khatami tha se vendimi i Imam Khomeinit i vitit 1988 për të dënuar me vdekje anëtarët e grupit MKO ishte një vendim i bazuar në Kur'an për ti shërbyer popullit iranian.