Një prej krerëve të grupit MEK largohet nga kampi Liberty
Një prej krerëve të grupit terrorist MEK është larguar nga kampi Liberty.
Sipas një njoftimi të agjencisë Tasnim të lajmeve Saria Shahri një prej krerëve të lartë të grupit terrorist MEK dhe një prej femrave përgjegjëse për zyrën qendrore, së bashku me disa anëtarë të tjerë të këtij grupi janë larguar nga kampi Liberty dhe janë futur brenda në Irak. Ajo për disa vite ka qenë komandante e kampit Ashraf dhe një prej komandanteve të lartë të grupit terrorist MEK. Për një kohë të gjatë ajo ka mbajtur përgjegjësinë e shefes së zyrës politike të MEK në Irak dhe më pas u transferua në zyrën qendrore të Raxhavi dhe njihet si personi nr.1 i zyrës qendrore dhe i afërt me Raxhavi. Emri i saj ashtu si shumë krerë të tjerë të grupit terrorist MEK nuk është regjistruar dhe ajo ka jetuar në mënyrë të fshehtë për 12 vite në shtëpinë e Raxhavi e burgosur. Saria Shahri megjithëse është një prej femrave me pozitë të lartë ka qenë e dënuar të qëndrojë në shtëpinë e fshehtë dhe të errët të Raxhavi dhe nuk kishte të drejtë të takohej me persona të tjerë për 2 dekada me radhë. Ajo ka qenë komandante logjistike në operacionet Mersad dhe Marvarid dhe për këtë ajo konsiderohet një prej tradhtareve që ka kryer krime kundër popullit iranian dhe irakian. Shahri kërkohet nga sistemi juridik i Irakut dhe Interpoli. Ndërkohë mësohet se nga kampi Liberty janë larguar disa pjesëtarë të truprojave dhe mjeku personal i Raxhavi.