Ministri iranian i drejtësisë: Masud Raxhavi është vrarë nga vetë grupi MEK
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i26194-ministri_iranian_i_drejtësisë_masud_raxhavi_është_vrarë_nga_vetë_grupi_mek
Grupi terrorist Monafekin është aq i pashpirt dhe i pafytyrë saqë ka vrarë edhe kryetarin e vet dhe më pas deklaron se kreu i këtij grupi është vrarë dhe shpreh ngushëllime.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 30, 2016 06:56 Europe/Tirane
  • Ministri iranian i drejtësisë: Masud Raxhavi është vrarë nga vetë grupi MEK

Grupi terrorist Monafekin është aq i pashpirt dhe i pafytyrë saqë ka vrarë edhe kryetarin e vet dhe më pas deklaron se kreu i këtij grupi është vrarë dhe shpreh ngushëllime.

Kështu deklaroi sot Mustafa Purmuhamedi ministër i drejtësisë së Republikës Islamike të Iranit. Me rastin e përvjetorit të martirizimit të martir Raxhai dhe Bahanar, ceremoni e cila u mbajt në Khoram Abad, ministri iranian i drejtësisë tha: Për ne nuk lind pyetja se ku është vrarë Raxhavi, ku ka vdekur dhe ku e ka varrin. Monafekinët janë të gatshëm të thurin planet më djallëzore për të vazhduar krimet dhe komplotet e tyre dhe janë të gatshëm që kryetarin e tyre ta varrosin të gjallë me qëllim që edhe një ditë më shumë të vazhdojnë krimet e tyre. Purmuhamedi ndër të tjera tha: Monafekinët nuk kanë hequr dorë nga tradhtia dhe rreth programit bërthamor të Iranit me mashtrime kanë hapur dosje dhe ata që në fillim kanë qenë spiunë të Sadamit, Amerikës dhe Izraelit. Aktualisht Monafekinët akoma nuk kanë marrë ndëshkimin e popullit iranian. Siç theksoi ministri iranian i mbrojtjes, martirët Raxhai dhe Bahanar janë figura të nderuara për popullin iranian, ndërsa Monafekinët janë njerëzit që urrehen më shumë nga ky popull. Ministri iranian i drejtësisë ndër të tjera shtoi: për 40 vite me radhë Monafekinët kanë tradhtuar popullin iranian dhe kanë gjakosur bijtë e këtij kombi. Purmuhamedi shtoi se një herë e një kohë Monafekinët kishin krijuar lidhje me Sadamin dhe në këtë mënyrë kanë marrë jetën e mijëra iranianëve dhe tha: Me spiunimet që ka bërë grupi Monafekin, ky grup ka penguar luftëtarët iranianë që të kryejnë operacionet e tyre dhe kjo shkaktoi martirizimin e shumë iranianë. Ministri iranian i drejtësisë tha se më në fund shumë prej anëtarëve të grupit terrorist Monafekin janë asgjësuar dhe shumë të tjerë janë kthyer tek padronët e tyre. Ndërkohë disa media kanë pretenduar se kreu i grupit terrorist Monafekin ka vdekur për shkak të sëmundjes së Sidës. Sipas një raporti të agjencisë Panorama Sharkul Vasat, Masud Raxhavi kreu i grupit terrorist Monafekin (MEK), në qarqet analitike perëndimore njihet si një person imoral që ka vdekur për shkak të sëmundjes së Sidës.