Ceremonia përkujtimore e tragjedisë së Minasë në Bejrut
(last modified Fri, 09 Sep 2016 08:32:30 GMT )
Shtator 09, 2016 10:32 Europe/Tirane
  • Ceremonia përkujtimore e tragjedisë së Minasë në Bejrut

Në Bejrut kryeqytetin e Libanit, për nder të ambasadorit të Republikës Islamike të Iranit z. Gazanfar Rokn Abadi është organizuar ceremonia në përkujtim të viktimave të tragjedisë së Minasë.

Muhamed Sadik Fazli konsulli i Republikës Islamike të Iranit në ambasadën iraniane në Bejrut tha se kjo është ceremonia e parë përkujtimore për viktimat e tragjedisë së Minasë dhe shtoi se martir Rokn Abadi ashtu si mijëra pelegrinë të tjerë humbën jetën gjatë ceremonisë së Haxhit për shkak të neglizhencës dhe indiferencës së autoriteteve saudite. Konsulli i Republikës Islamike të Iranit në Bejrut tha se Irani do të ndjekë çështjen dhe dosjen e tragjedisë së Minasë deri në rezultatin përfundimtar. Sauditët me përçarjet që krijojnë, botën islame e kanë futur në një luftë të brendshme duke vrarë njerëzit e pafajshëm dhe duke shkatërruar vendet islamike si Siria, jemeni, Iraku, Libia dhe Bahrejni. Irani gjithmonë do tu qëndrojë pranë popujve në nevojë dhe do t’i mbështesë ata në përballje me hegjemonizmin botëror, tha në fjalën e tij Sadik Fazli. Ndërsa Sheik Ahmed Abdul’Rahman, një prej dijetarëve dhe ulemave sunit të Libanit në fjalimin e tij tha se duhet krijuar një komitet hetimor për të qartësuar përmasat e kësaj tragjedie të dhimbshme në botën islame.

Tags