Namazi i xhumasë në Teheran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i27238-namazi_i_xhumasë_në_teheran
Imami i namazit të së premtes në Teheran kritikoi heshtjen e organizatave ndërkombëtare në lidhje me vrasjen e pelegrinëve në tragjedinë e Minas si dhe mosndjekjen e shkaqeve dhe përgjegjësve të kësaj tragjedie.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 09, 2016 13:39 Europe/Tirane
  • Namazi i xhumasë në Teheran

Imami i namazit të së premtes në Teheran kritikoi heshtjen e organizatave ndërkombëtare në lidhje me vrasjen e pelegrinëve në tragjedinë e Minas si dhe mosndjekjen e shkaqeve dhe përgjegjësve të kësaj tragjedie.

Ajetollah Ahmed Xheneti duke theksuar se ka kaluar një vit nga tragjedia në Mina ku humbën jetën rreth 8 mijë njerëz të pafajshëm për shkak të paaftësisë dhe neglizhencës së pushtetarëve sauditë, shtoi:'' Është për tu habitur se bashkësia ndërkombëtare ka heshtur plotësisht përballë këtij krimi dhe nuk ka bërë asnjë protestë ndaj derdhjes së gjakut të vizitorëve të Shtëpisë së Zotit.'' Ajetollah Xheneti theksoi:'' Në një kohë kur Shtëpia e Zotit duhet të jetë vendi më i sigurt, mijëra pelegrinë humbën jetën në mënyrë mizore nga neglizhenca dhe paaftësia e regjimit Al Saud, madje edhe të plagosurit u braktisën nëpër rrugë dhe kjo dëshmon qartë për indiferencën e sundimtarëve sauditë.'' Duke shprehu shqetësimin për zgjerimin e trazirave dhe veprave çnjerëzore të vehabistëve, imami i namazit të së premtes në Teheran tha:'' Sekti vehabist ka vepruar gjithmonë kundër interesave të muslimanëve dhe ndjekësit e kësaj ideologjie të errët janë njerëz të humbur, të cilët nuk humbasin asnjë rast për të goditur botën islame.'' Ajetollah Xheneti duke folur mbi vendimin e fundit të Unionit ndërkombëtar të luftës kundër pastrimit të parave kundër disa personave dhe institucioneve financiare të Iranit, tha: ''Zbatimi i këtij vendimi nga Irani do të ishte vetësanksionim, sepse ata duan që me pretekstin e  luftës kundër pastrimit të parave, informacionet financiare dhe bankare të Iranit t'ua japin armiqve të RII.'' Imami i namazit të së premtes në Teheran deklaroi se Republika Islamike e Iranit nuk do të pranojë kurrë të sanksionojë persona apo institucione revolucionare të cilat nuk pëlqehen nga armiqtë.