Dita e arafatit, dita e lutjeve dhe e faljeve
(last modified Sun, 11 Sep 2016 09:56:28 GMT )
Shtator 11, 2016 11:56 Europe/Tirane
  • Dita e arafatit, dita e lutjeve dhe e faljeve

Sot më 9 Dhilhaxhe që përkon me 11 shtatorin 2016, është dita e arafatit. Dita e arafatit është një prej ditëve të mëdha në Islam dhe është ditë e shënuar sidomos për ata myslimanë që ndodhen në Arafat.

Në këtë ditë bëhen veprime të shumta por më i mirë është lutja. Miliona vizitorë të Shtëpisë së Zotit në ditën e arafatit shkojnë në shkretëtirën Arafat. Haxhinjtë në këtë shkretëtirë qëndrojnë deri në perëndim të diellit dhe më pas kthehen në Shtëpinë e zotit. Ceremonia e Haxhit zgjat deri më 10 Dhilhaxhe dhe më pas haxhinjtë shkojnë në Mina ku marrin pjesë në ceremoninë Rami Xhamera dhe pas saj kryejnë ritin e gjuajtjes së shejtanit me gurë. Një tjetër pjesë e rëndësishme e Haxhit është ceremonia e datës 11 dhe 12 në Mina. Një tjetër rit i rëndësishëm që duhet të kryejnë haxhinjtë është kthimi i tyre në mekë dhe falja e namazit të tavafit dhe e falja e tavafit Nesa. Pelegrinët iranianë, sivjet për shkak të sabotimeve të Arabisë Saudite pas ngjarjes së dhimbshme të Minasë, nuk janë lejuar që të vizitojnë Shtëpinë e Zotit.

Tags