Ruhani merr pjesë në samitin e 71-të të AP të OKB
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i27556-ruhani_merr_pjesë_në_samitin_e_71_të_të_ap_të_okb
Zëvendës presidenti i parë i Republikës Islamike të Iranit njoftoi pjesëmarrjen e presidentit Hasan Ruhani në samitin e 71-të të AP të OKB.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 12, 2016 03:19 Europe/Tirane
  • Ruhani merr pjesë në samitin e 71-të të AP të OKB

Zëvendës presidenti i parë i Republikës Islamike të Iranit njoftoi pjesëmarrjen e presidentit Hasan Ruhani në samitin e 71-të të AP të OKB.

Isak Xhahangiri, zv/presidenti i parë i Republikës Islamike të Iranit në një intervistë për radiotelevizionin shtetëror iranian tha: Presidenti Hasan Ruhani përveçse do të marrë pjesë në samitin e 71-të ndërkombëtarë të AP të OKB do të zhvillojë një vizitë edhe në Venezuelë. Duke qenë se kryesia e Iranit në grupin e vendeve të paangazhuara  NAM është duke përfunduar dhe ajo i duhet dorëzuar Venezuelës, presidenti i Republikës Islamike të Iranit ka marrë vendim që personalisht të dorëzojë këtë kryesi gjatë takimit të grupit të vendeve të paangazhuara NAM në Venezuelë. Takimi i 16-të i grupit të vendeve të paangazhuara u mbajt në gusht të 2012-ës në Teheran dhe kryesia e këtij grupi që mbahej nga Egjipti, iu dorëzua Iranit.