Ruhani: Asnjë vend nuk mund ta prishë marrëveshjen bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i28732-ruhani_asnjë_vend_nuk_mund_ta_prishë_marrëveshjen_bërthamore
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit theksoi se asnjë vend dhe asnjë president nuk mund të parish marrëveshjen bërthamore që u nënshkrua nga Irani dhe Grupi 5+1 dhe OKB.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 22, 2016 12:03 Europe/Tirane
  • Ruhani: Asnjë vend nuk mund ta prishë marrëveshjen bërthamore

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit theksoi se asnjë vend dhe asnjë president nuk mund të parish marrëveshjen bërthamore që u nënshkrua nga Irani dhe Grupi 5+1 dhe OKB.

Z. Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, në një intervistë ma kanalin televiziv NBC të Amerikës, kritikoi Departamentin Amerikan të Thesarit për krijimin e pengesave në rrugën e bashkëpunimit të bankave dhe të institucioneve të tjera financiare me Iranin dhe deklaroi: "Irani pas përfundimit të periudhës kohore të zbatimit të marrëveshjes bërthamore dhe pas tetë viteve nuk ka kurrfarë qëllimi për prodhimin e armëve bërthamore". Z. Ruhani me këtë rast ka hedhur poshtë deklarata e kritikëve të marrëveshjes bërthamore sidomos deklaratat e Donald Trump, kandidatit republikan për zgjedhje presidenciale të Amerikës i cili këtë marrëveshje e ka quajtur "marrëveshje të tmerrshme që ka mundësi të rezultojë me një holokaust bërthamor" dhe ka shtuar: "Kjo marrëveshje është nënshkruar nga shtatë vende dhe nga OKB dhe po zbatohet nën mbikëqyrjen e ANEA". Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në vazhdim tha se kandidatët për zgjedhje presidenciale mund të paraqesin çfarëdo çështje që mendojnë se do të jetë në favor të fushatës së tyre elektorale, mirëpo askush nuk mund të mos e pranojë këtë marrëveshje. Kreu i qeverisë iraniane gjithashtu vuri në dukje nevojën për arritjen e një rrugëzgjidhje politike për t'i dhënë fund luftës në Siri dhe theksoi: "Dhënia e fund e luftës në Siri mund të bëhet vetëm nëpërmjet rrugëve politike dhe jo luftës, ndërsa vendimmarrja në lidhje me qeverinë dhe pushtetin e këtij vendi duhet të bëhet nëpërmjet zgjedhjeve dhe populli sirian duhet të vendosë për të ardhmen e vendit të tij",- tha ndër të tjera z. Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit.