Zarif dhe Kerri takohen në Nju Jork për marrëveshjen bërthamore
(last modified Fri, 23 Sep 2016 05:17:49 GMT )
Shtator 23, 2016 07:17 Europe/Tirane
  • Zarif dhe Kerri takohen në Nju Jork për marrëveshjen bërthamore

Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit dhe sekretari amerikan i shtetit janë takuar në Nju Jork dhe kanë biseduar rreth marrëveshjes bërthamore.

Agjencia IRNA e lajmeve njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit dhe Xhon Kerri, sekretari amerikan i shtetit, të enjten kanë zhvilluar një takim gjatë punimeve të takimit të parë të komisionit të përbashkët të Iranit dhe Grupit 5+1 në Nju Jork. Temë kryesore e këtij takimi ishte zbatimi efikas i marrëveshjes bërthamore. Komisioni i parë i përbashkët i Iranit dhe Grupit 5+1 në nivel të ministrave të punëve të jashtme është mbledhur me kërkesë të Iranit në Nju Jork. Temë kryesore e takimit të këtij komisioni ishte shqyrtimi i disa pengesave dhe neglizhencës së palës perëndimore në zbatimin e marrëveshjes bërthamore. Irani ka deklaruar se bankat e mëdha të botës nuk kanë garancinë e duhur shtetërore për bashkëpunim me Iranin. Ndërkohë z. Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit të martën në takim me liderët e Francës, Anglisë dhe Italisë në Nju Jork, deklaroi: "Deri kohën kur nuk zgjidhen disa probleme teknike në fushën e bankave dhe të siguracioneve, pala perëndimore nuk ka zbatuar zotimet e saj në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe qeveritë evropiane duhet tu japin sigurinë e duhur bankave të mëdha për të bashkëpunuar me Iranin".

Tags