Ruhani: Terrorizmi pa kufi, rezultat i strategjisë së Perëndimit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i28846-ruhani_terrorizmi_pa_kufi_rezultat_i_strategjisë_së_perëndimit
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, z. Hasan Ruhani ka fajësuar fuqitë perëndimore për përhapjen e terrorizmit gjatë 15 vjetëve të fundit, duke thënë se bota është më pak e sigurt pas sulmeve të 11 Shtatorit në SHBA.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 23, 2016 16:25 Europe/Tirane
  • Ruhani: Terrorizmi pa kufi, rezultat i strategjisë së Perëndimit

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, z. Hasan Ruhani ka fajësuar fuqitë perëndimore për përhapjen e terrorizmit gjatë 15 vjetëve të fundit, duke thënë se bota është më pak e sigurt pas sulmeve të 11 Shtatorit në SHBA.

Duke folur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, presidenti iranian tha se aktualisht përmasat e dhunës dhe terrorizmit janë zgjeruar shumë në rajonet e Lindjes së mesme dhe Afrikës Veriore. Dr. Ruhani theksoi se shekulli që nisi me dhunë dhe terror në Nju Jork nuk duhet të vazhdojë me konflikte, armiqësi dhe terrorizëm. Sulmet e 11 Shtatorit 2001 në SHBA, e ndryshuan politikën amerikane dhe i dhanë pretekst Amerikës të nisë agresionet kundër Afganistanit dhe Irakut.Funksionarët amerikanë mendonin se strategjia e sulmeve parandaluese kundër terroristëve do të garantojë sigurinë e SHBA dhe të aleatëve të tyre. Lufta që SHBA dhe aleatët e tyre perëndimorë nisën në Afganistan dhe Irak jo vetëm që nuk e zhduku terrorizmin dhe ekstremizmin, por e mbolli farën e këtij fenomeni të shëmtuar edhe në rajone të tjera të botës. Aktualisht, 15 vjet pas sulmeve të 11 Shtatorit, bota është më e pasigurtë dhe terrorizmi i verbër, i dhunshëm dhe barbar ka përshirë rajone të gjera të botës e sidomos  vendet e Lindjes së mesme dhe Afrikës Veriore. Si rezultat i strategjisë së gabuar të Perëndimit me në krye SHBA në luftën kundër terrorizmit, aktualisht mijëra vrasës, kriminelë dhe mercenarë janë inkuadruar në grupet terroriste si ISIS, Al Nusra, Boko Haram etj, duke terrorizuar vende të ndryshme të botës. Është e qartë se arsyeja e zgjerimit të terrorizmit në mbarë botën pas ngjarjeve të 11 Shtatorit duhet kërkuar tek politikat e Perëndimit. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, z. Hasan Ruhani deklaroi se rezultati i strategjisë së gabuar të Perëndimit me në krye SHBA-të, ka qenë terrorizmi pa kufi. Duke folur mbi përdorimin e forcës dhe ndërhyrjes ushtarake nga disa vende të fuqishme me pretekstin e ruajtjes së sigurisë së qytetarëve të tyre, z. Ruhani tha: ”Këto vende duhet t’a dinë se garantimi i sigurisë në një cep të botës me çmimin e krijimit të pasigurisë dhe destabilitetit në pika të tjera të botës, jo vetëm që është i pamundur, por zgjeron pasigurinë dhe destabilitetin në botë.”