Përgjimet e bisedave të amerikanëve me terroristët e ISIS
Kryetarja e Parlamentit të Sirisë deklaroi se janë përgjuar bisedat mes amerikanëve dhe terroristëve të ISIS para kryerjes së sulmeve ajrore të fundit në lindje të Sirisë.
Kanali televiziv Al Mejadin njoftoi se Hadije Khalaf Abas, kryetarja e Parlamentit të Sirisë e cila po qëndron për një vizitë në Teheran, të hënën tha se ushtria e Sirisë ka përgjuar bisedat mes amerikanëve dhe terroristëve të ISIS. Ushtria siriane posedon dokument audio nga bisedat e zhvilluara mes forcave amerikane dhe terroristëve të ISIS para sulmeve ajrore të Amerikës kundër pozicioneve të ushtrisë së Sirisë në Dejrul-Zur. Këto deklarata janë bërë në kohën kur Pentagoni më parë ka pretenduar se sulmi kundër pozicioneve të ushtrisë së Sirisë në Dejrul-Zur është kryer për shkak të një gabimi në identifikimin e pozicioneve të terroristëve të ISIS në këtë rajon. Para kësaj, edhe Valid Moalem, ministri i jashtëm i Sirisë ka deklaruar se sulmi ajror i Amerikës në Dejrul-Zur nuk ishte një veprim i shpejt, por ka zgjatur 50 minuta dhe është kryer në koordinim me terroristët e ISIS.