Ligjëratat e namazit të së premtes në Teheran
Imami i namazit të xhumasë në Teheran vlerësoi lart sakrificat dhe heroizmat e forcave të armatosura të Republikës Islamike të Iranit gjatë periudhës së Mbrojtjes së Lavdishme dhe theksoi se forcat e armatosura duhet të vazhdojnë përpjekjet për ruajtjen e vlerave islamike dhe të sigurisë së shoqërisë.
Ajetollah Emami Kashani duke nderuar “Javën e Mbrojtjes së Lavdishme” në Iran, theksoi:” Siguria shembullore që ekziston sot në Iran është rezultat i përpjekjeve të forcave të armatosura të Republikës Islamike të Iranit, të cilat kanë punuar shumë për mbrojtjen e tërësisë territoriale të Iranit dhe të vlerave islamike.” Duke theksuar se sot bota islame është kapluar nga komplotet dhe intrigat e disa vendeve perëndimore dhe arabe përkrahëse të grupeve terroriste e takfiriste si Arabia Saudite, Ajetollah Kashani shtoi:” Popujt muslimanë nuk duhet të dorëzohen përballë këtyre komploteve dhe duhet të mendojnë për një rrugëzgjidhje në bazë të principeve islame.” Imami i namazit të xhumasë në Teheran duke ju drejtuar vendeve islamike dhe arabe, theksoi:” Arabia Saudite duke përkrahur grupet terroriste e takfiriste përpiqet të realizojë qëllimet dhe interesat e paligjshme të Amerikës dhe Izraelit në rajonin e Lindjes së Mesme.” Ajetollah Kashani shprehu besimin se RII dhe vendet e tjera islame do të hedhin hapa të suksesshëm drejt garantimit të sigurisë dhe progresit në të gjitha fushat.