Larixhani: Takimi në Lozanë nuk pati asnjë rezultat
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i31597-larixhani_takimi_në_lozanë_nuk_pati_asnjë_rezultat
Kryetari i Parlamentit të Iranit, në takimin e zhvilluar sot në Teheran me nënkryetarin e Senatit të Republikës Çeke, deklaroi se takimi në Lozanë kushtuar krizës në Siri, nuk pati asnjë rezultat dhe ishte një dështim i plotë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 17, 2016 21:16 Europe/Tirane
  • Larixhani: Takimi në Lozanë nuk pati asnjë rezultat

Kryetari i Parlamentit të Iranit, në takimin e zhvilluar sot në Teheran me nënkryetarin e Senatit të Republikës Çeke, deklaroi se takimi në Lozanë kushtuar krizës në Siri, nuk pati asnjë rezultat dhe ishte një dështim i plotë.

Z. Ali Larixhani në takimin e zhvilluar sot me Premisel Subotka, nënkryetar i Senatit çek, tha se Irani që në fillim të krizës në Siri, ishte i bindur se kriza siriane ka vetëm rrugëzgjidhje politike, por fuqitë botërore dhe aleatët e tyre rajonalë nuk kishin asnjë besim tek dialogu dhe krijuan dhe fuqizuan grupet terroriste me shpresë për rrëzimin e qeverisë legjitime të Sirisë dhe kjo politikë e papërgjegjshme që ishte vetëm në favor të regjimit sionist, shkatërroi Sirinë dhe masakroi popullin sirian. Kryeparlamentari iranian tha se këmbëngulja e SHBA për rrëzimin e qeverisë legjitime të Sirisë, ishte faktori kryesor i krijimit dhe fuqizimit të grupeve terroriste dhe si rezultat, sot terrorizmi nuk kërcënon vetëm rajonin e LM, por të gjithë botën. Nga ana e tij , nënkryetari i Senatit çek deklaroi se Praga është e mendimit se Irani është serioz dhe shumë aktiv në luftën reale kundër terrorizmit dhe Republika Çeke është e interesuar për të bashkëpunuar me Iranin në këtë luftë. Z. Subotka tha se Cekia dëshiron zgjerimin e gjithanshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe shtoi se së shpejti do të krijohet linja direkte ajrore Teheran-Pragë.