Grupi i luftanijeve iraniane dislokohet në portin Baku
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i31789-grupi_i_luftanijeve_iraniane_dislokohet_në_portin_baku
Një grup i luftanijeve të ushtrisë iraniane i përbërë nga destrojeri Damavand dhe luftanija raketahedhëse Xhushan, u ankoruan sot në portin e Bakus, kryeqytet i Azerbajxhanit, duke përcjellë mesazhin e paqes dhe miqësisë mes dy vendeve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 19, 2016 18:09 Europe/Tirane
  • Grupi i luftanijeve iraniane dislokohet në portin Baku

Një grup i luftanijeve të ushtrisë iraniane i përbërë nga destrojeri Damavand dhe luftanija raketahedhëse Xhushan, u ankoruan sot në portin e Bakus, kryeqytet i Azerbajxhanit, duke përcjellë mesazhin e paqes dhe miqësisë mes dy vendeve.

Luftanijet iraniane u pritën nga komandantët e lartë të forcave detare të Republikës së Azerbajxhanit. Kolonel Sejfi, atasheu ushtarak i ambasadës së Iranit në Baku, deklaroi se shkëmbimi i përvojave në garantimin e sigurisë në detin Kaspik pa praninë e forcave të huaja, si dhe bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes mes forcave detare të Iranit dhe Azerbajxhanit, është një nga qëllimet e vizitës së luftanijeve iraniane në portin kryesor të Azerbajxhanit.