Letër reporteres së OKB për Iranin, rreth grupit MEK
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i31861-letër_reporteres_së_okb_për_iranin_rreth_grupit_mek
Znj. Asma Xhahangir Duke ju uruar për zgjedhjen tuaj në këtë post, shprehim përshëndetjet tona.
(last modified 2025-09-04T21:15:56+00:00 )
Tetor 20, 2016 08:08 Europe/Tirane
  • Letër reporteres së OKB për Iranin, rreth grupit MEK

Znj. Asma Xhahangir Duke ju uruar për zgjedhjen tuaj në këtë post, shprehim përshëndetjet tona.

Ne jemi qendra politike dhe kulturore e Iranit Fonus. Ne jemi një grup viktimash të shkeljes së të drejtave të njeriut nga grupi Moxhahedin-e-Khalk (MEK), të cilët prej disa vitesh jemi të angazhuar në aktivitetet e të drejtave të njeriut në gjermani. Ne jemi të kënaqur që OKB në vend të Ahmed Shehid, ka zgjedhur një femër nga Azia për analizimin e çështjes së të drejtave të njeriut në Iran. Duke qenë se çështja e të drejtave të njeriut është një çështje njerëzore dhe botërore, kjo çështje në disa raste përdoret për përfitime politike dhe këtë e tregon eksperienca që ne kemi. Është e natyrshme që në fillim ju të mos jeni në dijeni të gjendjes së të drejtave të njeriut në Iran dhe në vendin tuaj Pakistan dhe për këtë padyshim do të nisni të hulumtoni dhe studioni. Nga eksperienca jonë, grupi i parë që do të futet në kontakt me ju dhe për të tjetërsuar situatën e të drejtave të njeriut në Iran duke e paraqitur gjendjen në interes të vetes është grupit MEK. Ne “ Fonus “ si qendër politike dhe kulturore, dënojmë shkeljen e të drejtave të njeriut kudo në botë, qofshin në Iran, Pakistan, Siri, Arabinë Saudite, e deri në Gjermani dhe Amerikë. Mirëpo MEK ka qëllime dhe sjellje tjetër dhe ekziston mundësia që ky grup të krijojë lidhje të fshehta me ju. MEK çështjen e shkeljes së të drejtave të njeriut në Iran, do ta përshkruajë në atë formë të zmadhuar dhe ekzagjeruar me qëllim që të fshehin shkeljen e të drejtave të njeriut nga krerët e vetë këtij grupi. Është fakt se grupi MEK që veten e konsideron të vetmen alternativë dhe opozitë të Republikës Islamike, është shkelësi më i madh i të drejtave të njeriut në Iran dhe në botë. Grupi MEK i kryesuar nga Masud dhe Marjam Raxhavi, prej dhjetëra vitesh ka kryer grushte shteti, kurthe dhe komplote kundër Republikës Islamike të Iranit. Ky grup në vigjilje të punës së tij në vitin 1975 ka djegur anëtarët e tij në Iran dhe më pas në vjeshtë të vitit 2003 me mashtrime dhe gënjeshtra ka djegur të paktën 2 prej anëtarëve të tij në Francë, veprim që janë cilësuar nga MEK si vetë-djegie. Këto djegie dhe veprime të tjera si këto në Irak dhe në bazën Ashraf, tregojnë se sa grupi MEK respekton drejtësinë dhe të drejtat e njeriut. Përveç kësaj ekziston mundësia që Marjam Raxhavi, kryetarja e re e grupit MEK, të përdorë pozitën tuaj të gruas dhe ashtu siç ka vepruar me reporterin e mëparshëm Ahmed Shehid, juve t’iu japë informacione të gabuara dhe të pavërteta lidhur me të drejtat e njeriut në Iran me qëllim që MEK të mos akuzohet për shkeljen e të drejtave të njeriut. Ata të cilët për tre dekada me radhë veten e quajnë e vetmja opozitë e Iranit, dosjen e kanë të mbushur me raste të shkeljes së të drejtave të njeriut sidomos ndaj vetë anëtarëve të MEK, anëtarë që për 3 dekada me radhë kanë përballur jarin e injorancës dhe egërsisë së krerëve të MEK. Nuk duhet harruar pa përmendur se MEK në 3 dekadat e kaluara kanë dhënë shërbimin më të madh në shkeljen e të drejtave të njeriut në Irak, Izrael dhe në Arabinë Saudite. Misioni i fundit i këtij grupi terrorist ishte bashkëngjitja me grupin terrorist ISIS dhe me Arabinë Saudite e cila është shkelësja më e madhe e të drejtave të njeriut në botë. Misioni i MEK ishte pastrimi i faqes së tyre me qëllim që në asnjë mënyrë ata të mos prezantohen si shkelës të të drejtave të njeriut.

Znj. Reportere, çështja e shkeljes së të drejtave të njeriut nga ana e krerëve të grupit MEK sidomos ndaj anëtarëve të këtij grupi, është një çështje e gjatë dhe e vazhdueshme dhe grupi MEK ka pranuar se rreth tij janë shkruar 428 libra. Këto libra disa prej të cilave janë shkruar nga personat që kanë rënë viktimë e këtij grupi, ju mund t’i posedoni dhe lexoni. Këto libra me padyshim tregojnë vetëm një pjesë të vogël të rasteve të shkeljes së të drejtave të njeriut nga grupi MEK, raste të cilat grupi në fjalë nuk ka mundur t’i fshehë.

Duke iu uruar edhe një herë urime për postin e ri, nga ju presim që çështjen e të drejtave të njeriut në Iran ta ndiqni larg prirjeve politike dhe duke mos u bazuar në të dhënat dhe informacionet e gabuara dhe të pavërteta të grupit Moxhahedin-e-Khalk.

Suksese