Rikujtimi i një krimi: Vrasja e Ajetollah Ashrafi Esfahani nga grupi MEK
Ajetollah Ataullah Ashrafi Esfahani, ka lindur në vitin 1902 në qytezën Khamin të qytetit Esfahan.
Ai studimet i ka përfunduar në qytetin Khomeini dhe Esfahan dhe më pas ka shkuar për të ndjekur studimet e larta në qytetin Kum. Në fillim të kryengritjes islame të vitit 41-42, Ajetollah Esfahani shkoi pranë imam Khomeinit (as) dhe për shkak të aktiviteteve të tij disa herë është burgosur dhe internuar nga Savaku ( shërbimi inteligjent i shtetit në kohën e mbretit Shah në Iran). Në kohën kryengritja arriti kulmin në vitin 1977, martir Ashrafi Esfahani ishte në Kermanshah ku mori përsipër drejtimin e lëvizjes popullore dhe duke ftuar klerikët fetarë ai luajti rol të rëndësishëm dhe me ndikim në lëvizjen e imam Khomeinit (ra). Ai pas fitores së revolucionit islamik me urdhër të imamit, u zgjodh imami i xhumasë në provincën Kermanshah. Pas nisjes së luftës së imponuar, disa herë ka shkuar në frontin e luftës duke inkurajuar dhe dhënë kurajë luftëtarëve iranianë. Më në fund pas dy atentateve të pasuksesshme, atentati i tretë kundër tij u krye të premten e 15 tetorit 1982. Në atë momenti ai sapo kishte nisur faljen e namazit dhe një bombë e vendosur nga Muhamed Husein Khodakaremi i mori jetën në kohën kur Ajetollah Esfahani po falte namazin. Revista Muxhahed, një prej organeve mediatike të grupit Muxhahedin-e-Khalk (MEK), mori përsipër përgjegjësinë e këtij atentati duke e quajtur atentatorin Khodakaremi si anëtar të grupit MEK.