Treni i dhjetë turistik hyn në Iran
Tetor 20, 2016 18:51 Europe/Tirane
Nesër, e premte, treni i dhjetë me turistë nga vende të ndryshme të botës, do të hyjë në RII.
Sipas kompanisë hekurudhore të Iranit, treni i dhjetë turistik transporton turistë nga Gjermani, SHBA, Anglia, Zvicra, Austria, Franca, Malajzia, Lituania dhe vende të tjera dhe këta turistë për një periudhë nëntë ditore do të vizitojnë qytetet veriore të Iranit në zonën e Kaspikut si dhe qytetet Mashhad, Kerman, Jazd, Esefahan dhe Shiraz. Po ky burim shtoi se edhe gjatë muajve të ardhshme disa trena turistikë të huaj do të vizitojnë Iranin.
Tags