Hoxhetul Islam Sadiki: Heshtja përballë krimeve të sauditëve në Jemen, e turpshme
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i32011-hoxhetul_islam_sadiki_heshtja_përballë_krimeve_të_sauditëve_në_jemen_e_turpshme
Imami i namazit të së premtes në Teheran kritikoi heshtjen e bashkësisë ndërkombëtare ndaj krimeve të Arabisë Saudite kundër popullit jemenas dhe shtoi se kjo heshtje është një turp dhe skandal i madh për ata që pretendojnë se mbrojnë të drejtat e njeriut dhe për sekretarin e përgjithshëm të OKB.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 21, 2016 17:06 Europe/Tirane
  • Hoxhetul Islam Sadiki: Heshtja përballë krimeve të sauditëve në Jemen, e turpshme

Imami i namazit të së premtes në Teheran kritikoi heshtjen e bashkësisë ndërkombëtare ndaj krimeve të Arabisë Saudite kundër popullit jemenas dhe shtoi se kjo heshtje është një turp dhe skandal i madh për ata që pretendojnë se mbrojnë të drejtat e njeriut dhe për sekretarin e përgjithshëm të OKB.

Hoxhetul Islam Kazem Sadiki, shtoi se krimet e regjimit agresor saudit kundër popullit të pafajshëm e të pambrojtur të Jemenit janë shumë të ngjashme me krimet e regjimit sionist kundër popujve të Palestinës dhe Libanit dhe theksoi se regjimi Al Saud është bashkëpunëtor në komplotet e errëta të SHBA në rajonin e Lindjes së Mesme. Ai duke folur për manovrën e fundit të forcave ajrore të ushtrisë së RII, tha se mesazhi i kësaj manovre tepër të sukseshsme ishte paqja dhe miqësia për popujt e rajonit dhe paralajmërim serioz për ata që synojnë të kryejnë agresion ndaj Iranit. Imami i namazit të së premtes në Teheran foli edhe për takimin e Liderit suprem të revolucionit islamik me elitën shkencore të Iranit dhe theksoi se shkencëtarët e rinj iranianë janë pararoja e lëvizjes madhore për realizimin e objektivit për një Iran madhështor, modern dhe flamurtar të civilizimit të ri islamik.