“Mbrojtësit e terroristëve kërkojnë të arsyetojnë dështimet e tyre”
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i32047-mbrojtësit_e_terroristëve_kërkojnë_të_arsyetojnë_dështimet_e_tyre
Sekretari i Këshillit të lartë të sigurisë kombëtare të RII z. Ali Shamkhani tha të premten se terroristët takfiristë në Irak dhe Siri janë në prag të kolapsit dhe përkrahësit e tyre janë duke përdorur truket politike për të shtyrë humbjen e tyre.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 21, 2016 21:38 Europe/Tirane
  • “Mbrojtësit e terroristëve kërkojnë të arsyetojnë dështimet e tyre”

Sekretari i Këshillit të lartë të sigurisë kombëtare të RII z. Ali Shamkhani tha të premten se terroristët takfiristë në Irak dhe Siri janë në prag të kolapsit dhe përkrahësit e tyre janë duke përdorur truket politike për të shtyrë humbjen e tyre.

Shamkhani i bëri këto deklarata duke komentuar pretendimet e fundit në lidhje me rolin e dyshuar të Iranit në sulmin me raketa në luftanijen amerikane në Detin e Kuq. "Aleatët e amerikanëve në Jemen janë  poshtëruar me humbjet e tyre të përsëritura nga jemenasit. Atribuimi i këtyre humbjeve kinse për shkak të ndikimeve të Iranit, është një lojë e tyre që synon heqjen e një barre të rëndë që i ngarkon ata me kryerjen e krimeve të luftës”, tha z. Shamkhani. Ai më tej theksoi: "Irani patjetër do të vazhdojë mbështetjen e tij për kombet e shtypura të rajonit dhe nuk ndjen frikë për të deklaruar hapur se është duke mbështetur drejtpërdrejt kombet e shtypura apo qeveritë që ndihmojnë në zhdukjen e terrorizmit dhe të agresorëve". Ai po ashtu iu referuar edhe mbështetjes së Iranit për popullin e përvajtuar të Palestinës, duke thënë se edhe Lideri suprem i revolucionit islamik vazhdimisht ka bërë thirrje për mbrojtjen e popujve të shtypur nga regjimet okupatore.