Ruhani: Ky vit është viti i zhvillimit ekonomik
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i32293-ruhani_ky_vit_është_viti_i_zhvillimit_ekonomik
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit këtë vit e ka quajtur vit të zhvillimit ekonomik për popullin iranian.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 23, 2016 11:48 Europe/Tirane
  • Ruhani: Ky vit është viti i zhvillimit ekonomik

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit këtë vit e ka quajtur vit të zhvillimit ekonomik për popullin iranian.

Hasan Ruhani, presidenti i Iranit, në vizitën e tij në provincën Arak të Iranit përpara qytetarëve të kësaj province, deklaroi se qeveria iraniane po bënë të gjitha përpjekjet e saj për zhvillimin e njësive industriale të kësaj province përkrah njësive industriale të provincave të tjera të Iranit.  Hasan Ruhani shtoi se provinca Arak me shumë njësitë e saj industriale ka potenciale shumë të mëdha dhe mund të konsiderohet një prej boshteve kryesore të zhvillimit të Iranit. Presidenti iranian në vazhdim vuri në dukje edhe dobitë e marrëveshjes bërthamore dhe deklaroi: "Marrëveshja bërthamore do të thotë realizimi i të drejtave të popullit iranian, do të thotë eksporti i ujit të rëndë të Iranit në vendet e industriale të botës dhe zhvillimin e eksportit të lirë të naftës, gazit dhe petrokimisë së Iranit. Marrëveshja bërthamore është fitore e popullit të Iranit dhe sot nuk gjendet askush që të mos jetë gëzuar nga marrëveshja bërthamore dhe nga anulimi i gjashtë rezolutave të KS të OKB kundër popullit iranian.