Vriten 60 civilë irakianë nga sulmet e koalicionit amerikan në Mosul
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i32707-vriten_60_civilë_irakianë_nga_sulmet_e_koalicionit_amerikan_në_mosul
Gjeneral Sergei Rudskoi, shefi i shtabit operativ të kampit të Rusisë, të martën në një konferencë shtypi, deklaroi: "Gjatë tre ditëve të sulmeve ajrore të koalicionit amerikan kundër ISIS në rajonet e banuara të Mosulit, janë vrarë të paktën 60 civilë dhe janë plagosur 200 të tjerë".
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 26, 2016 04:00 Europe/Tirane
  • Vriten 60 civilë irakianë nga sulmet e koalicionit amerikan në Mosul

Gjeneral Sergei Rudskoi, shefi i shtabit operativ të kampit të Rusisë, të martën në një konferencë shtypi, deklaroi: "Gjatë tre ditëve të sulmeve ajrore të koalicionit amerikan kundër ISIS në rajonet e banuara të Mosulit, janë vrarë të paktën 60 civilë dhe janë plagosur 200 të tjerë".

Kanali televiziv Press Tv njoftoi se gjeneral Rudskoi në vazhdim tha se koalicioni amerikan gjatë sulmeve të tij ajrore ka goditur rajone të banuara, shkolla dhe objektiva të tjera civile në Mosul dhe në pjesët e tjera të provincës Ninva. Të premten e kaluar gjithashtu nga një sulm ajror i koalicionit amerikan në rajonin Dakuk në provincën Kirkuk në veri të Irakut, janë vrarë të paktën 15 gra dhe janë plagosur me dhjetëra civilë të tjerë. Avionët luftarakë të koalicionit amerikanë në këtë sulm kanë qëlluar një tubim civilësh që merrnin pjesë në një ceremoni mortore.