Namazi i së premtes në Teheran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i33046-namazi_i_së_premtes_në_teheran
Imami i namazit të së premtes në Teheran u bëri thirrje muslimanëve të botës të bashkohen përballë armiqve të Islamit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 28, 2016 14:30 Europe/Tirane
  • Namazi i së premtes në Teheran

Imami i namazit të së premtes në Teheran u bëri thirrje muslimanëve të botës të bashkohen përballë armiqve të Islamit.

Ajetollah Muhamed Imami Kashani duke theksuar se diskreditimi i fesë islame është një nga qëllimet e komploteve të armiqve, shtoi: “Ata për arritjen e këtij qëllimi përpiqen të paraqesin një imazh të gabuar të Islamit për popujt e botës.” Duke folur në lidhje me sloganet elektorale të dy kandidatëve në zgjedhjet presidenciale në SHBA, Ajetollah Kashani theksoi:” Ata në vend që të trajtojnë problemet e popullit dhe gjendjen ekonomike të vendit, flasin vetëm për vazhdimin e politikave militariste e luftënxitëse të Uashingtonit, të cilat deri më sot nuk kanë pasur rezultat tjetër, veç masakrimit të popujve të botës. Nëse populli amerikan dhe popujt e Europës dëshirojnë të ecin në rrugën e humanizmit, nuk duhet të lejojnë që në krye të pushtetit të vijnë persona luftënxitës”. Imami i namazit të së premtes në Teheran duke folur mbi përvjetorin e marrjes së ambasadës së SHBA në Teheran nga studentët revolucionarë iranianë, theksoi:” Sot popujt e botës si në Jemen, Siri, Afganistan, Irak dhe Bahrejn, ashtu si populli iranian, kanë arritur në përfundimin se Amerika ka sjellë veç vuajtje dhe fatkeqësi për popujt e botës.”