Larixhani thekson për zgjidhjen e çështjeve rajonale nëpërmjet zgjidhjeve politike
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i33478-larixhani_thekson_për_zgjidhjen_e_çështjeve_rajonale_nëpërmjet_zgjidhjeve_politike
Kryetari i parlamentit të RII ka theksuar mbi zgjidhjen e çështjeve rajonale nëpërmjet rrugëve politike si dhe nëpërmjet dialogut dhe ruajtjes së tërësisë territoriale të shteteve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 31, 2016 15:11 Europe/Tirane
  • Larixhani thekson për zgjidhjen e çështjeve rajonale nëpërmjet zgjidhjeve politike

Kryetari i parlamentit të RII ka theksuar mbi zgjidhjen e çështjeve rajonale nëpërmjet rrugëve politike si dhe nëpërmjet dialogut dhe ruajtjes së tërësisë territoriale të shteteve.

Z. Ali Larixhani, kryetar i parlamentit të RII, të hënën në një intervistë me kanalin televiziv irakian ‘Azia”, duke theksuar se sauditët po ndjekin rrugë të gabuar në Jemen, ka shtuar: “Ata duhet të pranojnë gabimin dhe ta dinë se kriza në Jemen dhe në Siri nuk ka zgjidhje ushtarake”. Larixhani duke folur në lidhje me krizat në Irak dhe Siri, ka thënë se është mëse e domosdoshme ruajtja e tërësisë territoriale e këtyre dy shteteve. Kryetari i parlamentit të RII duke thënë se Irani qëndron pranë qeverisë irakiane, ka shtuar se Irani synon ruajtjen e sovranitetit të Irakut. Larixhani ka shtuar se Irani nuk ka asnjë interes për të ndërhyrë në vendet tjera dhe asnjëherë nuk ka bërë një fushatë të tillë dhe qeveria irakiane ka kërkuar nga Irani ndihmë për luftën kundër ISIS.