Rusia kritikon moszbatimin e marrëveshjes me Amerikën për Sirinë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i33808-rusia_kritikon_moszbatimin_e_marrëveshjes_me_amerikën_për_sirinë
Ministri i punëve të jashtme të Rusisë ka kritikuar ashpër moszbatimin e zotimeve të Amerikës në kuadër të marrëveshjes për zgjidhjen e krizës në Siri.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Nëntor 03, 2016 10:03 Europe/Tirane
  • Rusia kritikon moszbatimin e  marrëveshjes me Amerikën për Sirinë

Ministri i punëve të jashtme të Rusisë ka kritikuar ashpër moszbatimin e zotimeve të Amerikës në kuadër të marrëveshjes për zgjidhjen e krizës në Siri.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Sergei Lavrov, ministri i punëve të jashtme të Rusisë, të enjten vuri në dukje moszbatimin e rezolutës 2254 të KS të OKB për zgjidhjen e krizës në Siri dhe theksoi se në këtë dokument ndërkombëtar janë parashikuar një varg alternativa dhe një prej tyre është edhe fillimi i negociatave mes qeverisë të Sirisë dhe grupeve opozitare pa kurrfarë parakushti. Lavrov shtoi se në këtë rezolutë  ekzistojnë edhe paragrafë përkatës për nevojën e përmirësimit të gjendjes humanitare dhe për të luftuar kundër grupeve terroriste. Në bazë të kësaj rezolute, grupet e armatosura të cilat nuk dëshirojnë të bashkëpunojnë me terroristët në Siri, duhet të largohen nga zonat që janë nën kontroll të grupeve terroriste ISIS dhe Fronti Nusra. Lavrov shtoi se rezoluta 2254 nuk po zbatohet për arsye se Amerika dhe vendet e tjera kundërshtare të Sirisë nuk pajtohet me ndarjen e grupeve të armatosura opozitare nga grupet terroriste dhe kjo çështje ka krijuar shqetësime të mëdha për Rusinë.