Konferencë ndërkombëtare në Teheran mbi krizat gjeopolitike në botën islame
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i34318-konferencë_ndërkombëtare_në_teheran_mbi_krizat_gjeopolitike_në_botën_islame
Këshilltari i lartë i komandantit suprem të forcave të armatosura të RII, deklaroi se më 14 dhe 15 nëntor, për herë të parë në Teheran do të organizohet konferenca ndërkombëtare me temë “Krizat gjeopolitike në botën islame”.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 07, 2016 16:08 Europe/Tirane
  • Konferencë ndërkombëtare në Teheran mbi krizat gjeopolitike në botën islame

Këshilltari i lartë i komandantit suprem të forcave të armatosura të RII, deklaroi se më 14 dhe 15 nëntor, për herë të parë në Teheran do të organizohet konferenca ndërkombëtare me temë “Krizat gjeopolitike në botën islame”.

Siç njofton agjencia e lajmeve IRNA, gjeneral kolonel Jahja Rahim Safavi, këshilltari i lartë i komandantit suprem të forcave të armatosura të RII, në një konferencë shtypi deklaroi se gjatë kësaj konference dyditore do të shqyrtohen dhe analizohen qendrat dhe rajonet e krizave, rrënjët dhe shkaqet e krizave gjeopolitike, pasojat e këtyre krizave në botën islame dhe rrugët që duhet ndjekur për zgjidhjen e këtyre krizave. Ai shtoi se deri tani në sekretarinë e kësaj konference janë dorëzuar mbi 400 artikuj shkencor, nga të cilët janë përzgjedhur 130 artikuj të cilët do të trajtohen gjatë punimeve të konferencës.