Zarif: Libani, simboli i rezistencës dhe fitore në rajon
Ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi se Libani është simboli i rezistencës dhe fitores në rajonin e Lindjes së Mesme.
Zyra informative e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif, ministri i jashtëm i Iranit, i cili po qëndron për një vizitë në Liban, sot në një takim me diplomatët dhe funksionarët e institucioneve iraniane në Liban, deklaroi: "Roli i Hezbullahut të Libanit dhe liderit të tij Sejed Hasan Nasrullah, janë simbole të madhërisë dhe krenarisë në rajonin e Lindjes së Mesme". Z. Zarif në vazhdim vuri në dukje rëndësinë e Libanit dhe të zhvillimeve të tij në Lindjen e Mesme dhe shtoi: "Konsensusi i partive politike dhe marrëveshje politike e arritur në këtë vend për zgjedhjen e presidentit, është një ngjarje e rëndësishme e cila nuk është arritur ndryshe, përveçse me vullnetin e qytetarëve dhe të të gjitha grupeve dhe partive politike të Libanit. Ministri i jashtëm i Iranit në vazhdim tha se populli i Jemenit dhe i Sirisë po vuajnë për shkak të politikave destruktive të disa vendeve perëndimore dhe arabe.