Komisioni Evropian kritikon Turqinë
(last modified Thu, 10 Nov 2016 05:59:26 GMT )
Nëntor 10, 2016 06:59 Europe/Tirane
  • Komisioni Evropian kritikon Turqinë

Komisioni Evropian ka kritikuar Turqinë për shkak të kthimit mbrapa në rrugën e zbatimit të kritereve për anëtarësim në BE.

Komisioni Evropian kritikon Turqinë për kthimin mbrapa në zbatimin e kritereve të anëtarësimit në BE në një kohë kur më herët BE pas një fjalimi të presidentit turk për rivendosjen e ligjit të dënimit më vdekje në Turqi ka paralajmëruar këtë vend dhe ka thënë se një ligj i tillë bie ndesh me parimet dhe ligjet që lidhen me anëtarësim në BE. Në vitin 2004 Turqia ka hequr ligjin e dënimit me vdekje si një prej kushteve të anëtarësimit të saj në BE, mirëpo pas grushtit të shtetit, presidenti turk ka kërkuar rivendosjen e këtij ligji. Federika Mogherini shefe e diplomacisë së BE ka thënë se çdo vend që zbaton ligjin e dënimit me vdekje nuk mund të anëtarësohet në BE.

Tags