Zarif paralajmëron Trumpin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i34834-zarif_paralajmëron_trumpin
Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi se Iranit ka opsionet e veta në rast të shkeljes së marrëveshjes bërthamore nga ana e Amerikës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 12, 2016 03:59 Europe/Tirane
  • Zarif paralajmëron Trumpin

Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi se Iranit ka opsionet e veta në rast të shkeljes së marrëveshjes bërthamore nga ana e Amerikës.

Kanali informativ Al Alam njoftoi se Zarif i cili dy ditë më parë e ka thënë se Amerika është e obliguar ta zbatojë marrëveshjen bërthamore, të premten në Pragë deklaroi: "Irani nga ana e tij ka zbatuar angazhimet në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Për fat të keq SHBA-të edhe gjatë mandatit të qeverisë aktuale, nuk kanë zbatuar plotësisht angazhimet e tyre në kuadër të marrëveshjes bërthamore, megjithatë ne besojmë se marrëveshja bërthamore është një marrëveshje racionale dhe e mirë për të gjithë. Marrëveshja bërthamore është ajo të cilën e kemi preferuar ne, por kjo nuk do të thotë se ne nuk kemi opsione të tjera",- shtoi ndër të tjera ministri i jashtëm i Iranit. Ndërkohë edhe z. Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit ka reaguar ndaj deklaratave të Donald Trump dhe ka thënë: "Marrëveshja bërthamore është një "rezolutë e KS të OKB" dhe nuk mund të ndryshohet me vendimin e një qeverie". Vlen të theksohet se Donald Trump, presidenti i ri i Amerikës gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet presidenciale të Amerikës, ka sulmuar shumë herë demokratët dhe presidentin amerikan Barak Obama për shkak të nënshkrimit të marrëveshjes bërthamore me Iranin duke e quajtur këtë marrëveshje "katastrofë" dhe "marrëveshja më e keqe në botë". Ai gjithashtu ka premtuar se në rast se do të hyjë në Shtëpinë e Bardhë, qysh në ditën e parë do ta prish marrëveshjen bërthamore. Ai ka theksuar se sanksionet duhet të zbatohen akoma kundër Iranit. Pavarësisht kësaj, Valid Fares, këshilltari i Donald Trump, pas fitores në zgjedhjet presidencial, ka thënë se presidenti i zgjedhur i Amerikës nuk kërkon prishjen e marrëveshjes bërthamore me Iranin, por kërkon zhvillimin e negociatave të reja dhe rishikimin e kësaj marrëveshje.