Martirizohet gazetari iranian në Alepo
Nëntor 12, 2016 19:23 Europe/Tirane
Një gazetar i agjencisë iraniane të lajmeve IRIB, është martirizuar sot në zonën operative në Alepo në veri të Sirisë.
Mohsen Khazai, gazetar dhe reporter i IRIB, është martirizuar të shtunën pasdite nga terroristët në zonën operative në Alepo. Më parë edhe Hadi Bakbani, gazetar dhe producent iranian, ishte martirizuar nga terroristët e Frontit Al Nusra në periferi të Damaskut. Drejtori i përgjithshëm i RTV i RII z. Ali Asghari, me anë të një mesazhi, shprehu ngushëllimet për martirizimit e Mohsen Khazai dhe vlerësoi aktivitetin dhe punën profesionale të këtij gazetari të cilin e cilësoi si shembull të shkëlqyer të gazetarisë dhe sakrifikues i informimit publik
Tags