Ruhani mirëpret thellimin e bashkëpunimit me Pekinin në të gjitha fushat
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i35263-ruhani_mirëpret_thellimin_e_bashkëpunimit_me_pekinin_në_të_gjitha_fushat
Teherani mirëpret zgjerimin e bashkëpunimeve dypalëshe me Pekinin në të gjitha fushat, përfshirë atë të sektorit të mbrojtjes.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 15, 2016 16:43 Europe/Tirane
  • Ruhani mirëpret thellimin e bashkëpunimit me Pekinin në të gjitha fushat

Teherani mirëpret zgjerimin e bashkëpunimeve dypalëshe me Pekinin në të gjitha fushat, përfshirë atë të sektorit të mbrojtjes.

Kështu është shprehur sot Hasan Ruhani presidenti i Republikës Islamike të Iranit gjatë takimit që ai pati me Chang Wanquan ministër i mbrojtjes i Kinës i cili ndodhet për një vizitë në Teheran. Në këtë takim presidenti Ruhani, terrorizmin dhe ndërhyrjen e jashtëligjshme të vendeve në punët e brendshme të vendeve të tjera i cilësoi dy faktorë të mëdhenj kërcënues dhe të rrezikshëm. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit foli mbi përpjekjet e Iranit për të ruajtur stabilitetin dhe sigurinë e rajonit dhe për luftën kundër terrorizmit dhe tha se bashkëpunimet mes dy vendeve duhen shtuar akoma më shumë në luftën kundër rrezikut të madh të terrorizmit. Presidenti iranian, rëndësinë e sigurisë së Azisë, rajoneve të oqeanit Indian dhe të Gjirit Persik e cilësoi të pandarë nga njëri-tjetri dhe shtoi: Siguria e Azisë duhet të ruhet nëpërmjet bashkëpunimit bilateral dhe sot Republika Islamike e Iranit luan një rol të rëndësishëm në garantimin e sigurisë dhe stabilitetit botëror. Nga ana e tij ministri i mbrojtjes i Kinës, tha se Kina ka qëndrime shumë të afërta me Iranin dhe theksoi domosdoshmërinë e zgjerimit të bashkëpunimeve bilaterale.