Dehkani: Irani mbështet forcimin e sigurisë dhe zhvillimit në Afganistan
Zv/përfaqësuesi i RII në OKB ka thënë se RII përkrah forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe zhvillimin e Afganistanit.
Sipas agjencisë së lajmeve ISNA, Golamreza Husein Dehkani, zv/përfaqësuesi i RII në OKB, të premten në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB në Nju Jork me temë të rendit të ditës "Situata në Afganistan", ka thënë se qëllimi i grupeve terroriste është vazhdimi i pasigurisë dhe jostabilitetit në Afganistan. Golam Husein Dehkani ka paralajmëruar në lidhje me forcimin e grupeve terroriste posaçërisht të grupit terrorist ISIS në Afgnitan dhe ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare të përkrah qeverinë e Afganistanit. Dehkani po ashtu e ka konsideruar prioritet të RII forcimin e bashkëpunimit me Afganistanin, si dhe ka folur në lidhje me nënshkrimin e projektit trepalësh midis Afganistanit, Iranit dhe Indisë për zhvillimin e portit Chabehar.