Vizita e nënpresidentit të parë të RII në Irak
(last modified Sun, 20 Nov 2016 06:58:02 GMT )
Nëntor 20, 2016 07:58 Europe/Tirane
  • Vizita e nënpresidentit të parë të RII në Irak

Nënpresidenti i parë i RII ka shkuar sot në Naxhaf, për të marrë pjesë në ceremoninë e Arbainit husejnian.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Is’hak Xhehangiri, nënpresidenti i parë i RII përpos pjesëmarrjes në ceremoninë e madhe të Arbainit husejnian, ai do të shohë nga afër organizimin e kësaj ceremonie të dashamirëve husejnianë dhe trajtimin e pelegrinëve në këtë ceremoni. Xhehangiri një pjesë të rrugës Naxhaf-Qerbela do ta kalojë në këmbë dhe më pas do t’i bashkohet tubimit kryesor të ceremonisë së Arbainit huasejnian. Nënpresidenti i parë i RII po ashtu do t’a vizitojë varrin e Imam Aliut (as) në Naxhaf, imamit të parë të myslimanëve shiitë të botës. Xhehangiri të shtunën ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin irakian z. Heidar Ebadi, duke e falënderuar atë për mikpritjen e pelegrinëve iranianë në ceremoninë e Arbainit husejnian. Sot më 20 Sefer 1438 h.k që përkon me 20 nëntor 2016, është 40 ditshi i martirizimit të prijësit të dëshmorëve, Imam Husejnit (as). Imamit të tretë të shiitëve të botës.  

 

Tags