Rikthehet ambasada e Sllovenisë në Teheran
Në kuadër të zgjerimit të marrëdhënieve politike dhe ekonomike midis RII dhe Sllovenisë, kjo e fundit ka rihapur ambasadën e saj në Teheran.
Ministri i punëve të jashtme të RII deklaroi se hapja e ambasadës së Sllovenisë në Teheran do të thellojë procesin pozitiv të zgjerimit të marrëdhënieve mes Teheranit dhe Lubjanës. Z. Mohamed Xhevad Zarif duke folur në ceremoninë e hapjes së ambasadës së Sllovenisë në Teheran, ku ishte i pranishëm edhe presidenti slloven Borut Pahor, theksoi se mes Iranit dhe Sllovenisë ekzistojnë fusha të gjera bashkëpunimi, të cilat do të shfrytëzohen me vullnetin e funksionarëve të lartë të të dy vendeve. Nga ana e tij, presidenti i Sllovenisë hapjen e ambasadës së vendit të tij në Teheran e cilësoi si dëshmi e qartë e vullnetit të Sllovenisë për zgjerimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të gjithanshme me Iranin.