Papa thekson dialogun mes Islamit dhe Krishterizmit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i36172-papa_thekson_dialogun_mes_islamit_dhe_krishterizmit
Lideri i katolikëve të botës në takim me kryetarin e Organizatës për kulturë dhe komunikim islamik të Iranit ka theksuar dialogun mes Islamit dhe Krishterizmit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Nëntor 24, 2016 09:30 Europe/Tirane
  • Papa thekson dialogun mes Islamit dhe Krishterizmit

Lideri i katolikëve të botës në takim me kryetarin e Organizatës për kulturë dhe komunikim islamik të Iranit ka theksuar dialogun mes Islamit dhe Krishterizmit.

Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se Papa Françesko të mërkurën në takim me Abuzar Ibrahimi Turkman, kryetarin e Organizatës për kulturë dhe komunikim islamik të Iranit dhe me një grup të mendimtarëve iranianë të cilët po qëndrojnë në Vatikan për të marrë pjesë në raundin e dhjetë të dialogut mes dypalësh mes Islamit dhe Krishterizmit, u shpreh i kënaqur me vizitën e delegacionit iranian në Vatikan dhe deklaroi se ka një perceptim shumë të mirë nga kultura iraniane. Papa në këtë takim vuri në dukje edhe vizitën e z. Hasan Ruhani në Vatikan në vitin 2015 dhe shtoi këto takim kanë ndikim shumë të mirë në forcimin e marrëdhënieve mes të dy palëve. Nga ana e tij, z. Ibrahim Turkman në këtë takim theksoi se raundi i dhjetë i dialogut dypalësh mes Islamit dhe Krishterizmit ishte një rast i çmuar për të theksuar në çështjet e përbashkëta fetare dhe për zgjerimin e bashkëpunimeve drejt vendosjes së paqes dhe stabilitetit në botë. Vlen të theksohet se mendimtarët e Iranit dhe të Vatikanit të mërkurën në mbërmje në deklaratën përfundimtare pas takimit dyditor të tyre në Vatikan, kanë dënuar dhunën dhe përdorimin e fesë si mjet nga grupe të ndryshme.