Irani dhe Iraku të vendosur për të luftuar kundër terroristëve
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i36268-irani_dhe_iraku_të_vendosur_për_të_luftuar_kundër_terroristëve
Kryetari i Komisionit për siguri kombëtare dhe politikë të jashtme në parlamentin e RII, duke reaguar ndaj shpërthimit terroristë në Hilla të Irakut, ka thënë: "Ky incident terrorist do të ndikojë edhe më shumë në fuqizimin e vendosmërisë së Iranit dhe Irakut për luftë kundër terrorizmit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Nëntor 25, 2016 07:22 Europe/Tirane
  • Irani dhe Iraku të vendosur për të luftuar kundër terroristëve

Kryetari i Komisionit për siguri kombëtare dhe politikë të jashtme në parlamentin e RII, duke reaguar ndaj shpërthimit terroristë në Hilla të Irakut, ka thënë: "Ky incident terrorist do të ndikojë edhe më shumë në fuqizimin e vendosmërisë së Iranit dhe Irakut për luftë kundër terrorizmit.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, z. Alaudin Boruxherdi, duke folur në lidhje me martirizimin e pelegrinëve iranianë të Arbainit husejnian në shpërthimin terrorist në Hilla të Irakut, ka thënë: "Për shkak të dështimeve të shumta të terroristëve përballë forcave irakiane,  ky veprim dëshmon për hakmarrje kundër popullit irakian dhe po ashtu edhe kundër popullit iranian, sepse në mesin e marshuesve të Arbainit husejnian kishte edhe shumë iranianë. Boruxherdi ka shtuar: Për shkak të qëndrimit serioz të Iranit kundër terrorizmit, krimet e terroristëve në Hilla janë një lloj i hakmarrjes ndaj të gjitha vendeve të cilët luftojnë me vendosmëri kundër terroristëve. Më shumë se 80 persona janë martirizuar , shumica pelegrinë iranianë, nga një sulm vetëvrasës me bombë në një pikë karburanti në qytetin Hilla në provincën Babel rreth 100 kilometra në jug të Bagdadit, thanë zyrtarë irakianë.