Larixhani thekson pasojat e shkeljes së marrëveshjes bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i36937-larixhani_thekson_pasojat_e_shkeljes_së_marrëveshjes_bërthamore
Kryetari i Parlamentit të Iranit ka theksuar se shkelja e marrëveshjes bërthamore nuk është një çështje të cilën e anashkalon me lehtësi Republika Islamike e Iranit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Nëntor 30, 2016 14:26 Europe/Tirane
  • Larixhani thekson pasojat e shkeljes së marrëveshjes bërthamore

Kryetari i Parlamentit të Iranit ka theksuar se shkelja e marrëveshjes bërthamore nuk është një çështje të cilën e anashkalon me lehtësi Republika Islamike e Iranit.

Ali Larixhani, kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit, në një intervistë me kanalin televiziv Fonix të Kinës, tha se vazhdimi i mundshëm i sanksioneve kundër Iranit konsiderohet shkelje e marrëveshjes bërthamore dhe shtoi se marrëveshja bërthamore nuk është një marrëveshje dypalëshe, por një marrëveshje ndërkombëtare dhe gjashtë fuqi të mëdha të botës kanë nënshkruar kanë nënshkruar këtë marrëveshje. Z. Larixhani theksoi se Parlamenti Islamik i Iranit ka miratuar një ligj që në bazë të tij qeveria e Iranit në rast se e shikon të arsyeshëm, mund të mos e zbatojë marrëveshjen bërthamore. Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit në vazhdim saktësoi se Teherani ka zbatuar angazhimet e tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore, mirëpo nëse pala tjetër nuk do të ndërrojë rrugën e vet, atëherë edhe Irani do të  veprojë në përputhje me rrethanat e krijuara. Z. Larixhani në vazhdim kritikoi politikën e Amerikës dhe aleateve të saj në Lindjen e Mesme sidomos në Siri dhe e quajti atë një gabim të madh. Ai shtoi se perëndimi aktualisht ka kuptuar se kriza e Sirisë nuk ka rrugëzgjidhje ushtarake. Ali Larixhani vuri në dukje edhe vazhdimin e bombardimeve të regjimit Al Saud kundër Jemenit dhe theksoi se vrasja e grave dhe fëmijëve në këtë vend nuk është një çështje që mund të harrohet shpejtë dhe ky agresion ushtarak do të mbetet në memorien e popullit të Jemenit.