Irani viktima më e madhe e terrorizmit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i36997-irani_viktima_më_e_madhe_e_terrorizmit
Prokurori i përgjithshëm i Iranit deklaroi se Irani është viktima më e madhe e terrorizmit në botë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 30, 2016 17:13 Europe/Tirane
  • Irani viktima më e madhe e terrorizmit

Prokurori i përgjithshëm i Iranit deklaroi se Irani është viktima më e madhe e terrorizmit në botë.

Mohamed Xhafer Montazeri, prokurori i përgjithshëm i Iranit, duke folur në konferencën e prokurorëve të vendeve të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait në Kinë deklaroi: Gjatë 38 viteve të fundit, Irani ka humbur mbi 17 mijë funksionarë dhe njerëz të thjeshtë për shkak të sulmeve terroriste. Duke shprehur shqetësimin për shtimin e krimit të organizuara dhe të aktiviteteve të grupeve ekstremiste, prokurori i përgjithshëm i Iranit shtoi: Grupet terroriste në rajonin e LM të cilat përkrahen nga disa vende të rajonit dhe vendet perëndimore e në veçanti nga SHBA dhe regjimi sionist, kanë terrorizuar popujt e rajonit dhe kanë shkaktuar dëme të paimagjinueshme ndaj vendeve të rajonit. Z. Montazeri shtoi se bashkëpunimi dhe mobilizimi i të gjitha vendeve të botës është mënyra kryesore për zhdukjen e grupeve terroriste e ekstremiste si dhe të krimit të organizuar.