MEK e konsideron dhunë, dekretin e lëshuar për Ahmed Montazeri
Grupi terrorist MEK me anë të një deklarate, verdiktin e lëshuar nga gjykata speciale e klerikëve lëshuar për Ahmed Montazeri, e quajti verdikt të padrejtë. Për këtë grupi terrorist MEK ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të organeve ndërkombëtare me qëllim që këto organizata të ndalojnë dënimin dhe burgosjen e Ahmed Montazeri.
Mesa duket deklarata e grupit terrorist MEK në mbështetje të djalit të Montazeri, është për shërbimin që ai i ka dhënë grupit MEK duke publikuar fjalimin e regjistruar të babait të tij në vitin 1988, që sipas shumë analistëve politikë publikimi i këtij fjalimi ka për qëllim pastrimin e krimeve të grupit terrorist MEK. Grupi terrorist MEK, pasi Irani kishte pranuar rezolutën 597, i mbështetur nga forcat ajrore të Irakut kreu sulmin e quajtur “ Fitorja e përjetshme” kundër Iranit dhe në operacionin Mersad shumë prej anëtarëve të MEK u vranë. Në këtë mes ata anëtarë të Mek që ndodheshin në burg, pas pranimit të armëpushimit dhe pas sulmit të MEK kundër Iranit, nisën trazirat nëpër burgje me qëllim që në këtë mënyrë të mundësonin realizimin e planit për pushtimin e Teheranit. Mirëpo me ndërhyrjen e forcave të sigurimit, ky plan i MEK dështoi. Ditë më parë, gjykata speciale e klerikëve, ka nxjerrë verdiktin për Ahmed Montazeri. Në këtë verdikt thuhet: Pas publikimit të regjistrimit të fjalimit të Ajetollah Montazeri lidhur me dënimet me vdekje në verë të vitit 1988, pasi Hoxhatul’eslam Muslemin Ahmed Montazeri, është thirrur dhe është paraqitur në gjykatën e klerikëve në qytetin Kom, atij më datë 27/nëntor/2016 i është dhënë verdikti i gjykatës. Me anë të këtij verdikti Ahmed Montazeri akuzohet për veprime kundër sigurisë kombëtare dhe është dënuar me 10 vjet dhe për publikimin e dokumenteve sekrete është dënuar me 10 vjet dhe për propagandë kundër shtetit me 1 vit dhe në total me 21 vjet heqje lirie. Në vazhdim të verdiktit thuhet: Duke pasur parasysh të kaluarën e vëllait të tij martir dhe duke qenë se nuk ka qenë i dënuar më parë, dënimi i tij ulet në 6 vjet. Duke qenë se veprimi i tij bie ndesh me pozitën e klerikut, atij i hiqen rrobat dhe titujt fetarë për 3 vjet. Për këtë verdikt, personi në fjalë ka 20 ditë kohë që të kërkojë rishqyrtimin e kauzës.