Zarif: Epoka e sundimit ka marrë fund
Ministri i punëve të jashtme të RII deklaroi se ekzagjerimi i fuqisë së SHBA në vendet aziatike ka shkaktuar dëme të shumta për këto vende.
Mohamed Xhevad Zarif, ministër i jashtëm i RII, duke folur në Konferencën e intelektualëve dhe mendimtarëve indianë në Nju Delhi, theksoi: Ka shumë rëndësi të kuptohet fakti se ri-ekzagjerimi i fuqisë së SHBA është një veprimi gabuar, sepse koha e sundimit të botës nga një vend ka perënduar. Shefi i diplomacisë iraniane tha se sundimi i një vendi ndaj një vendeve të tjera të botës ka sjellë vetëm konfuzione dhe poshtërimin e popujve, shtoi se agresioni dhe pushtimi i Irakut dhe Afganistanit, jo vetëm që nuk solli asnjë të mirë por u bë shkak për zgjerimin e terrorizmit dhe ekstremizmit në rajon e më gjerë.