Rinovimi i sanksioneve kundër Iranit, humbje e kredibilitetit të Amerikës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i37378-rinovimi_i_sanksioneve_kundër_iranit_humbje_e_kredibilitetit_të_amerikës
Rinovimi i sanksioneve kundër Iranit, dëshmon për faktin se Amerika ka humbur kredibilitetin e saj në rang ndërkombëtar.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 04, 2016 03:05 Europe/Tirane
  • Rinovimi i sanksioneve kundër Iranit, humbje e kredibilitetit të Amerikës

Rinovimi i sanksioneve kundër Iranit, dëshmon për faktin se Amerika ka humbur kredibilitetin e saj në rang ndërkombëtar.

Shtyrja e sanksioneve kundër Iranit, tregon se në rang ndërkombëtar qeveria amerikane nuk ka kredibilitet. Kështu deklaroi Muhamed Xhavad Zarif, ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit i cili tha se Amerika me këto sanksione ka vepruar kundër zotimeve të saj në marrëveshjen bërthamore. Ajo çka ka bërë Kongresi, edhe në rast se firmoset nga Barack Obama nuk ka asnjë ndikim, tha shefi i diplomacisë iraniane. Ndërsa Ali Akbar Salehi kryetari i kreu i AEAI ka thënë se miratimi i sanksioneve 10-vjecare kundër Iranit është shkelje e hapur e marrëveshjes bërthamore. Me 99 vota pro kongresi amerikan miratoi shtyrjen edhe për 10 vjet të sanksioneve kundër Iranit. Ashtu siç ka thënë lideri suprem i revolucionit islamik, Ajetollah Khamenei, marrëveshja bërthamore ka dobësi strukturore dhe në rast se nuk bëhet kujdes herë pas here, atëherë dëmet për Iranin do të jetë të mëdha. Në kohën kur në korrik të 2015 u arrit akordi për programin e përbashkët të veprimit, Ajetollah Khamenei në përgjigjen e tij drejtuar Hasan Ruhani presidentit të Republikës Islamike të Iranit tha se qeveritë e palës tjetër nuk janë të besueshme dhe për këtë duhet pasur kujdes dhe duhet vepruar me saktësi në çdo hap që hidhet dhe duhen marrë masat për të parandaluar dhe mbyllur rrugët e mundshme me anë të të cilave pala tjetër të ketë mundësi të mos zbatojë angazhimet e saj. Aktualisht Amerika mundohet që çdo moment ta shfrytëzojë për të ushtruar presione ndaj Iranit dhe për zbatimin e politikave të saj anti-iraniane mundohet të gjejë pretekste të ndryshme si çështja e të drejtave të njeriut, kapaciteti mbrojtës raketor apo çështje të tjera të sajuara si gjoja mbështetja e Iranit për terrorizmin. Mirëpo kryetari i Qendrës së studimeve strategjike të Këshillit të mbrojtjes të interesave të sistemit të RII, i cilësoi qesharake pretendimet e Amerikës dhe të aleatëve të saj rajonalë se Irani përkrahë terrorizmin dhe shtoi: Ata akuzojnë Hezbullahun për aktivitet terroriste, në një kohë që kjo lëvizje po bën sot të gjitha përpjekjet për mbrojtjen e tërësisë territoriale të Libanit nga agresionet e sionistëve dhe për mbrojtjen e popullit të përvuajtur sirian përballë terroristëve të ISIS, Al Nusras dhe Al Kaedas, që përkrahen nga perëndimi. Ashtu sic ka theksuar kryetari i Qendrës së studimeve strategjike të Këshillit të mbrojtjes të interesave të sistemit të RII, Irani është plotësisht i gatshëm për tu përballur me shkeljen e marrëveshjes bërthamore. Z. Ali Akbar Velajeti, duke reaguar ndaj veprimit të Kongresit dhe Senatit amerikan për vazhdimin e sanksioneve dhjetëvjeçare kundër Iranit, deklaroi se padyshim vendosja e sanksioneve të reja dhe vazhdimi i sanksioneve të vjetra, është shkelje flagrante e marrëveshjes bërthamore mes Iranit deh G 5+1. Ali Akbar Velajeti tha se Irani nuk do të qëndrojë duarkryq përballë shkeljes së kësaj marrëveshje dhe do të vazhdojë fuqishëm përpjekjet për shfrytëzimin paqësor të energjisë bërthamore në kuadër të ligjeve ndërkombëtare. “Projektligji i miratuar nga Senati dhe Kongresi amerikan, para se të jetë burim shqetësimi për Iranin, është më shumë burim gëzimi për aleatët e Amerikës në rajon, të cilët nuk dëshirojnë konsolidimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe në botë”, deklaroi z. Velajeti.